As vetë socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën në Tiranë/ Braçe ngre pikëpyetje për Manastirliun: Emri s’më..

Deputeti Erion Braçe duket se është i dyzuar për emrin e Ogerta Manastirliu si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Në një intervistë televizive, ai thotë se si emër nuk i thotë asgjë dhe se dëshiron të shohë si qeveriset qyteti. Mesa duket as vetë socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastirliut në Tiranë
-A mendoni që Ogerta Manastirliu është zgjidhja që i duhet Tiranës?
Braçe: Nuk dua të flas për emra. Me të thënë të drejtën edhe në rastin e qeverisë po edhe në rastin e çdo pozicioni tjetër që është me emërim apo me zgjedhje, nuk dua të merrem me emra.
Dua të shikoj çfarë bëjnë dhe çfarë do të bëjnë. Qeveria si emra mua nuk më thotë asgjë. Ama si qeverisje patjetër që më thotë. Më thotë për mirë apo për të reaguar. E njëjta gjë është edhe te bashkia e Tiranës. Kam parë shumë. Dua të shikoj si qeveriset qyteti, nuk më intereson kush është.