“E nisa me modeling”, Eliona Pitarka ‘harron’ eksperiencën kur jepte lajmet tek ‘Zjarr TV’

Eliona Pitarka rrëfeu në një intervistë me Ermal Peçin hapat e saj të parë në botën e televizionit. Ajo tha se u bë pjesë e televizionit përmes modelingut, por nuk ka përmendur aspak pozicionin e saj si spikere lajmesh tek Zjarr Tv, ku moderonte pa te brendshme.
Në botën e televizionit kam hyrë në vitin 2015. E kam nisur me sfilatat. U futa në modeling, më pas mora ftesë në televizion.
Pitarka tha se do të donte të rikthehej në ekran si aktore filmi.
E shikoj veten në një film. Kam pritur por nuk kanë qenë kushtet sepse kam qenë e angazhuar me fëmijet. Dua ta testoj veten në film. Do mundohem të gjej kohën.
Aktorja e disa prej spektakleve më të njohura të humorit tha se ka ardhur koha që këto të riformatohen.
Në televizion duhet një pauzë dhe një riformatim. Të presim sezonet e ardhshme. Por unë mendoj se ka nevojë për një pauzë sa u përket programeve të humorit. /Pamfleti