Lajme

“Ti je përgjegjës”, Kokalari shpërthen ndaj Berishës për vd*kjen e gjyqtarit dhe kaosin në Shqipëri: Djali yt ndërton..

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar me tone të forta ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar për hipokrizi, manipulim politik dhe përgjegjësi morale për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në postimin e saj, Kokalari kujton mënyrën si Berisha, sipas saj, përdori figura të reja për të krijuar lëvizje politike të rreme në vitin 2023. Ajo përmend emrat Lapaj, Binaj dhe Çepani, duke pretenduar se ata janë mbështetur me fonde të dyshimta prej dhjetëra mijëra eurosh, të cilat shkonin për zyra dhe udhëtime jashtë vendit:

“Tani u vërtetua burimi i fondeve që Binaj, Lapaj dhe Çepani kishin kur nisën këtë lëvizje. 45 mijë euro për zyrat, 70 mijë euro udhëtime në SHBA dhe Europë. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.”

Kokalari e cilëson Berishën “hipokrit” dhe “dinak pa zgjuarsi”, duke i kujtuar dështimin për të hequr sanksionet amerikane dhe akuzuar familjen e tij për përfitime nga pronat publike.

“Ti je fajtor i drejtpërdrejtë. Djali yt ndërton mbi tokë publike, që e përvetësove kur ishe president. Kjo është trashëgimia jote – zhvatja e popullit dhe vdekja e drejtësisë,” shkruan ajo.

Në fund, Kokalari i drejtohet ashpër Berishës, Metës dhe Ramës: “Ju të tre do paguani për dëmin që i keni bërë vendit. Drejtësia do vijë, edhe nëse vonon.”

Reagimi i plotë

Sali Berisha, këtë djalin që nxorre në fushatë me Lapajn në Mars të 2023 se të trëmbi fakti që të thashë do dal veç po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorrët kokën. Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk j’u ngjit si etiketim. Përgjigja është ‘hipokrizia;.

Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërisht, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh.

Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ja ushqeni akoma publikut? Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin. 45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.

Lapaj një vënd në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam: Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 million dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse? Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vëndi, më është kthyer në mision jete.

Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këte, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht. Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën sot. Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe President në 1992-1997!!

Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je. Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën. Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qënë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë.

Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 million dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni. Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë. Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatën një popull të tërë. Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfare turpi!/sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button