Tallja që do t’i kushtojë shtrenjtë, sulmi ndaj Trump projekt i nisur me Sorosin në konferencën e Mynihut në 16…

Tallja që do t’i kushtojë shtrenjtë, sulmi ndaj Trump projekt i nisur me Sorosin në konferencën e Mynihut në 16 shkurt, ja goditjet që i erdhën nga administrata e SHBA për kryeministrin shqiptar, si po përgatitet dosja e bujshme që do ta fundosë përfundimisht Edi Ramën
Humori i Edi Ramës me figurën e Donald Trump nuk ishte një shaka midis liderësh, por një goditje e mirëmenduar prej tij, si një taktikë për të pasur një alibi nëse do të ndodhet një trysni të administratës Trump, për largimin apo dhe implikimin e tij në disa çështje sensitive në raport me SHBA. Sulmet e kryeministrit shqiptar ndaj presidentit të SHBA, i kanë rrënjët që në konferencën e sigurisë në Mynih më 16 shkurt 2025 dhe çdo gjë mesa duket ka qenë dhe është nën koordinim me vetë Sorosin. Nëse Rama ka pasur një pozicion të fuqishëm në SHBA e demokratëve të udhëhequr nga Biden dhe i suportuar nga mentori i tij Soros, nga dita e ardhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, situata është përmbysur kryekëput.
Mesazhi i dhënë në shkurt të 2025 në Samitin e Mynihut, ku ju refuzua darka me zëvendësin e Donald Trump, pas një mesazhi nga shtëpia e Bardhë që e konsideronte bufon të Sorosit, nuk ishte një sinjal sporadik. Nga shkurti i 2025 deri më sot për kryeministrin e Shqipërisë duket se ka një vijë të kuqe mospranimi nga administrata Trump. Ishte vetë Soros që e përfshiu publikisht Edi Ramën në luftën e grupimit kundër presidentit amerikan. Alex Soros postoi në shkurt në rrjetet sociale foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku nuk harroi të publikojë një foto të Ramës së bashku me liderë të tjerë europianë. Ai shkroi, duke ironizuar se synimet e Trump më në fund po merren fjalë për fjalë ashtu edhe seriozisht. “Synimet e Trump më në fund po merren seriozisht. Ne do të merremi me pasgoditjet e tërmetit gjeopolitik që ndodhi në Mynih”, thuhej në përshkrimin që shoqëronte Soros në fotot ku ishte dhe Rama duke i shpallur luftë të hapur Trump. Pas kësaj nisi bllokada totale e SHBA ndaj Ramës.
Izolimi i Ramës
Takimi i Francës, ishte një pikë ku presidenti i SHBA bëri dukshëm dallimin, duke pozuar me presidenten e Kosovës, Osmani pa i dhënë mundësinë e një fotoje aq të dëshiruar për liderët ballkanikë. Për Edi Ramën nuk u krijua asnjëherë mundësia për të shtrënguar dorën me Donald Trump dhe me asnjë funksionar të lartë të shtetit amerikan. E njëjta situatë ndodhi në Hagë, ku në mënyrë shumë të prerë ju dha urdhër të mos i afrohej presidentit amerikan, i cili nuk pranoi të komentonte as faktin e samitit që do të zhvillohet në Shqipëri. Për më shumë nuk pati asnjë foto ceremoniale dhe shtrëngim duarsh me presidentin amerikan.
Megjithëse u mundua të blejë mbështetjen e Trump duke i dhënë Statusin e Investitorit Strategjik për projektin e Jared Kushner në 16 janar 2025 për ishullin e Sazanit, nuk arriti të ngrohë marrëdhëniet me administratën e re. Deklarata e Edi Ramës deri në 11 maj për presidentin e amerikan kanë qenë me tonalitet kryekëput lajkatar dhe servil, ku e personifikonte Donald Trumpin si të dërguarin e zotit për të shpëtuar botën. Në një fjalim të marsit 2025 në ceremoninë e Çmimit “Karli i Madh” në Tiranë, Edi Rama tha se: “Zoti e shpëtoi Donald Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe përsëri, por edhe për të zgjuar Europën”.
Më 17 maj, gjatë Forumit të FII së, Rama përsëriti këtë mendim para presidentit francez Emmanuel Macron duke thënë se kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën, “unë besoj se gjysma tjetër është se Zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Europën” dhe se një epokë e artë për Europën mund të fillojë nëse ajo mendon jashtë kornizave. Nga 11 maji 2025 duket se gjërat ndryshuan. Pasi fitoi zgjedhjet më 83 mandate u demonstrua një ftohtësi akulli nga SHBA të cilët nuk e uruan për fitoren zgjedhjeve. Nga ky moment për kryeministrin shqiptar nuk ka pasur asnjë moment afërsie në raportet e Edi Ramës me SHBA e Trump. Koha e lajkave mbaroi dhe vendin e tyre e kanë zënë deklaratat shpotritëse dhe armiqësore ndaj Trump.
Sfida ndaj Trump
Rama gjithashtu ka sfiduar hapur Presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një fjalimi në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës. Ai theksoi se Bashkimi Europian dhe vendet aspirante duhet të marrin në dorë zgjidhjet për sigurinë dhe paqen në kontinent, pa u mbështetur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama kërkoi një plan konkret të BE-së për garantimin e sigurisë së Ukrainës dhe ribashkimin e Europës. Ai nënvizoi nevojën që BE të mbajë derën hapur edhe për Rusinë, duke e përfshirë në një vizion më të gjerë stabiliteti. Kryeministri theksoi se Europa nuk duhet të presë nga jashtë perimetrit të saj dikë që të gjejë zgjidhje. Ai e quajti projektin europian të paqes një krijesë të mahnitshme, që nuk duhet të kthehet në “makineri lufte”.
Hetimet ndaj Soros
Zhvillime të vrullshme ndodhën në politikën amerikane ku presidenti Trump i hapi luftë organizatës Soros. Trump, i ka kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. Trump pretendon se familja Soros ka financuar fshehurazi protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Presidenti i SHBA-së, i cilëson miliarderin George Soros dhe djalin e tij si psikopatë, të cilët i kanë shkaktuar dëme të mëdha Amerikës. “George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i Radical Left-it, duhet të akuzohen me RICO për shkak të mbështetjes së tyre për Protestat e Dhunshme, dhe shumë më tepër, nëpër të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shqyejnë më Amerikën, duke mos i dhënë asnjëherë shansin të ‘MARRË FRYMË,’ dhe të jetë E LIRË. Soros, dhe grupi i tij i psikopatëve, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të ÇMENDUR nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë!
Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, shkruan Trump në platformën Truth. Pas këtij mesazhi të fortë reagoi dhe Soros. “Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme.” Organizata rithekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut: “Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.” Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndodh një zhvillim që pritet të ketë jehonë në mbarë botën, madje edhe në Shqipëri. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka konfirmuar nisjen e një hetimi të gjerë dhe të thelluar ndaj rrjetit të fondacioneve të miliarderit George Soros, përmes strukturës së tij globale “Open Society Foundations”.
Ky hap shihet si fillimi i një epoke të re: çmontimi i një prej rrjeteve më të mëdha të ndikimit politik dhe financiar në botë. Në të njëjtën ditë kur ky hetim u bë publik, Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum historik që mobilizon FBI-në dhe të gjitha agjencitë federale të ligjit në një ofensivë të plotë kundër “terrorizmit të brendshëm dhe dhunës politike të organizuar”. Trump e bëri të qartë se mes emrave që do të hetohen është George Soros, një figurë që për dekada ka financuar kauza liberale, lëvizje të majta ekstreme dhe politikanë që ndjekin axhendën e tij. “Për herë të parë në historinë amerikane po ndërmerret një përpjekje për të shkatërruar terrorizmin e majtë,” deklaroi Stephen Miller, Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një eventi më 25 shtator. Ndërkohë, drejtori i FBI-së, Kash Patel, paralajmëroi se do të ndiqen penalisht jo vetëm organizatat, por edhe financuesit dhe mbështetësit e tyre: “Ne do t’i trajtojmë si terroristë të brendshëm, sepse janë pikërisht të tillë”.
Lidhjet e Ramës me Soros
Edi Rama njihet për marrëdhënien e afërt me George Sorosin. Para se të bëhej kryeministër, Rama ka qenë anëtar i bordit drejtues të Fondacionit. Marrëdhënia personale mes Ramës dhe Sorosit është konsoliduar me vite; Rama e ka falënderuar publikisht Sorosin dhe ka marrë pjesë në evente private, duke përfshirë dasmën e George Soros në 2013 dhe dasmën e djalit të tij në vitin 2025. Ai ka takuar rregullisht Aleksandër Soros, të cilin e ka cilësuar “vëlla”. Fakti është se Soros dhe rrjeti i tij kanë një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë socialiste dhe influencojnë projekte në Shqipëri Lidhjet e Edi Ramës me Sorosin, të dokumentuara me foto, takime dhe madje pjesëmarrjen në dasmën e Alex Soros kanë vënë kryeministrin shqiptar në kontradiksion të plotë me administratën e re amerikane. Donald Trump ka hapur luftë ndaj manjatit të shoqërsië së Hapur, i cili në Shqipëri është defacto pronari real i vendit, por që në SHBA ka qenë mbështetës i fortë i grupimeve të majta.

Përjashtimi nga ceremonia e anijes “USS Mount Whitney”
Kriza mori përmasa të dukshme në momentin kur anija gjigante amerikane “USS Mount Whitney” mbërriti disa kohë më pare në Shqipëri. Rama jo vetëm që nuk ishte i ftuar, por edhe u la të kuptonte qartë se SHBA nuk e sheh më si figurën qendrore të partneritetit dypalësh. Në skenën e Porto Romanos, të gjithë reflektorët ishin mbi Presidentin Bajram Begaj, i cili u falënderua publikisht nga Nancy Van Horn për “partneritetin e ngushtë dhe sigurinë që i garanton NATO-s”. Heshtja totale për Ramën dhe lënia jashtë takimit foli më shumë se çdo fjalë.
Bllokimi për në OKB dhe izolim i plotë
Një goditje tjetër ishte bllokimi i lëvizjes drejt New York-ut në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti Begaj, ndërsa kryeministri mbetet i bllokuar në Tiranë. Ky vendim nuk është thjesht çështje protokolli, por sinjali më i fortë se Uashingtoni nuk e njeh më Ramën si figurë legjitime për të folur në emër të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare. Pra të gjitha zhvillimet e fundit, mungesa e ambasadorit, bllokimi i takimeve me administratën e Trump, përjashtimi nga anija amerikane, heqja e vizës për New York dhe zhvendosja e mbështetjes tek Presidenti Begaj tregojnë se Edi Rama ka humbur statusin e partnerit strategjik të SHBA. Lidhja e tij me Soros e ka shndërruar në “bufonin e miliarderit” dhe e ka futur në “listën e zezë” të Uashingtonit. Shqipëria rrezikon të paguajë çmimin e këtij izolimi të heshtur, ndërsa mesazhi i qartë amerikan është se Ramën nuk e shohin më si të besueshëm dhe të dëshiruar.
Rama në shënjestrën e SHBA për lidhje me bandat
Gjithashtu Rama ndodhet para vështirësive serioze në raport me lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin e tij më bandat për ti mundësuar pastrimin e parave të krimit dhe financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet tenderëve të shumtë. Deklarata e Trump për të konsideruar si terroristë trafikantët e drogës duket se përfshin qartazi kryeministrin shqiptar, i cili i ka mbështetur dhe është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tyre. E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn ka lëshuar së fundmi mesazhe të njëpasnjëshme për qeverinë dhe drejtësinë për bandat, të cilat nuk lënë vend për interpretime: ora e llogaridhënies ka nisur të trokasë.
Rihapja e dosjes McGonigal që rrezikon të fundosë Ramën
Një pikë kyçe e marrëdhënieve të prishura duket se është edhe publikimi i dosjes McGonigal, e cila është publikuar me bujë në fillim të shtatorit nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA. Pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani u thirr disa ditë më parë në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar dosjen ndaj ish-drejtuesit të FBI-së së Nju Jorkut, Charles McGonigal i dënuar për skandalin korruptiv të tij me kryeministrin Edi Ramën dhe ka ndihmuar një biznesmen rus. Kjo dosje e rikthyer në vëmendje nga SHBA dhe pas një vendimi të Presidentit Trump për rihetimin e çështjes duket se do të sjellë zhvillime të forta edhe në Shqipëri në një kohë që Edi Rama ka provokuar shefin e Shtëpisë së Bardhë në Kopenhagen, u shndërrua nga predikues në humorist, duke bërë shaka me Macron dhe Aliyev për lapsusin e Trump që ngatërron Shqipërinë me Armeninë.
Kjo video u bë virale, por më pas Rama e zbuti duke e quajtur “humor miqësor”, ndërkohë që përsëri e lavdëroi Trumpin si lider të paqes. Ky episod tregoi se ironia e tij mund të argëtojë europianët, por rrezikon të ftohë Washingtonin. Në fund të gjithë kësaj situate të krijuar një gjë është e qartë. Qeveria Rama 4 nuk ka marrë urimin nga shteti amerikan dhe raportet me aleatin tonë më të fuqishëm i ka të ngrira. I ndodhur në këto kushte, agresiviteti i Edi Ramës ndaj Presidentit amerikan duket se kërkon të krijojë alibinë për një të ardhme të pasigurt, ku pretendon të shesë sa më shtrenjtë disfatën e tij në luftën e rrezikshme që ka ndërmarrë në raport me interesat amerikane./sot.com.al