Lajme

Vr*sja e gjyqtarit  Astrit Kalaja / Në vendngjarje dy prokurorë të SPAK-ut, mbesin të plagosur edhe babë e bir, ja si paraqitet gjendja e tyre

Policia e Tiranës njofton zyrtarisht mbi ngjarjen e ndodhur sot në Gjykatën e Apelit, ku një proces gjyqësor është kthyer në skenë krimi. Rreth orës 15:40, një 30-vjeçar, Elvis Shkëmbi, palë në konflikt gjyqësor, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, duke vrarë gjyqtarin A.K. dhe plagosur dy qytetarë të tjerë, atë e bir, të cilët ndodheshin në seancë si palë e kundërt në proces. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar autorin e dyshuar dhe sekuestruar armën e krimit. Plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button