Llotaria Amerikane DV-2027, ja data kur pritet te nisin aplikimet..

Departamenti Amerikan i Shtetit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur hapet aplikim i Lotarisë Amerikane për vitin 2025 (DV-2027).
Megjithate duke marre parasysh një rregulli të ri ( vendosja e tarifës prej 1$) publikimi i të cilit u bë në Federal Register me datë 16 shtator, ku thuhet se rregulli futet në fuqi 30 ditë pas publikimit të tij, i bie qe aplikimet për Lotarine amerikane DV-2027 të nisin vetëm pas datës 16 tetor 2025.
Ky eshte vetem nje konkluzion i yni pasi asgje nuk eshte bërë ende zyrtare, por duke shtuar faktin qe zakonisht Lotaria amerikane nis ditet e para te muajit tetor dhe se nuk ka ende nje njoftim.
Detajet të tjera të rëndësishme:
- Hapja e periudhës së aplikimit për lotarinë pas datës 16 tetor 2025.
- Aplikimet do të pranohen online për një periudhë prej rreth një muaji.
- Këtë vit, për herë të parë, do të kërkohet një tarifë regjistrimi prej 1 dollar për çdo aplikim përmes platformës zyrtare të lotarisë. Mos pagesa e tarifës e konsideron aplikimin tuaj të pavlefshëm në momentin kur do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve fitues. Pasi aty do të bëhet dhe verifikimi i pagesës.
- Fituesit do të zgjidhen përmes një procesi të rastësishëm kompjuterik dhe rezultatet pritet të shpallen në maj 2026.
- Aplikantët duhet të përgatisin fotografinë dhe dokumentacionin sipas kërkesave specifike të Departamentit të Shtetit.
Ky hap i thotë fund një periudhe pritje dhe përgatitje, duke mundësuar aplikantëve nga mbarë bota që të regjistrohen dhe të marrin pjesë në këtë mundësi për të fituar një vizë për Shtetet e Bashkuara.
Për informacion shtesë dhe aplikimin, gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë faqen zyrtare të programit të lotarisë në dvprogram.state.gov.
Ky artikull mbështetet mbi informacionin e njoftuar në Federal Register duke mbajtur lexuesit të informuar në kohë reale për fillimin e llotarisë amerikane DV-2027./shqiptari.net/