Lajme

Bardhi për vr*sjen e gjyqtarit Kalaja: Ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci, ministrat të japin dorëheqjen

Deputeti Gazment Bardhi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit si një ngjarje tronditëse dhe akt të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë.

Ai kërkoi dënim maksimal për autorin dhe porositësit e krimit dhe u bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministres së Brendshme Albana Koçiu të japin menjëherë dorëheqjen, për shkak të dështimit në garantimin e sigurisë në gjykata.

Reagimi i Gazment Bardhit: 

Tronditëse ngjarja e rëndë kriminale në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Ky akt i pashoq është prej atyre që të lënë pa fjalë. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit të gjyqtarëve dhe profesionistëve të drejtësisë, apeloj që autori i këtij akti shokues të marrë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur nga sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve për vendimet që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.

Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të jap vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit, për pasojë sot është dita për një reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria shqiptare.
Kjo është ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu që janë titullarët e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë në gjykata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, si akt përgjegjshmërie për dështimin në garantimin e sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në vendin e tyre të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button