Lajme

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

Ermal Hasimja ka njoftuar Sali Berishën publikisht se pranon të kandidojë për bashkinë Tiranë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë.

Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën.

Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare.

Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. 

Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. 

Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”, tha Hasimja në Euronews Albania.

Ermal Hasimja është pedagog dhe analist politik shqiptar, i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe analizat e thelluara mbi zhvillimet politike në vend.

Ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si një zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik, duke qenë aktiv si në media ashtu edhe në botën akademike.

Në karrierën e tij, Hasimja ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave, KOP,  gjatë fushatës së vitit 2005, që solli Partinë Demokratike në pushtet.

Përvoja e tij në këtë rol ka kontribuar në zhvillimin e politikave dhe strategjive që ndikuan në ndryshimet politike të kohës.

Përveç angazhimit në media, ai është pedagog, duke kontribuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj në fushën e shkencave politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button