“Edhe të famshmit ofendojnë me profile fake”, Sara Gjordeni ‘çjerr maskën e kolegëve

Sara Gjordeni ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke hedhur dritë mbi një fenomen që duket se ndodh edhe në mesin e personazheve publikë shqiptarë.
Në disa postime në Instagram, ajo shprehet e habitur pse shumë profile të showbiz-it nuk i hapen më, duke i dalë “user unavailable”, megjithëse sipas saj, ajo nuk i ka bllokuar kurrë.
Ka vetëm një shpjegim,” shkruan Sara. “Edhe të famshmit kanë profile fake si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë e ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa e ditur se llogaria fake është e lidhur me profilin kryesor dhe dalin edhe aty të bllokuar.”
Ajo vijoi duke theksuar se nuk po i referohet llogarive të vogla, por vetë emrave me 500 mijë deri në 2 milionë ndjekës.
“Opo ç’bëhet, se unë as ju kam ngacmuar ndonjëherë,” shton me ironi Gjordeni.
Sipas saj, shumë nga VIP-at shqiptarë përdorin llogari të rreme për të sulmuar e kritikuar kolegët e tyre, duke u fshehur pas anonimatit.
Ky reagim vjen pas publikimit të Ronaldo Sharkës, i cili thoshte se shumë prej personazheve të njohur bashkëpunojnë me ‘call center’ për të krijuar një ‘ushtri’ me përdorues të rrjeteve sociale.

