Lajme

Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Vangjeli: Duhet të kishte pritur. Nuk ka punë të mira me mjete të gabuara

Analisti Lorenc Vangjeli e ka konsideruar të nxituar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai u shpreh se kreu i shtetit duhej të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përpara se të përfshinte Tiranën në dekret.

Vangjeli u shpreh se në Kushtetutën e vendit ka nene që ndalojnë presidentin për të dekretuar zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur Erion Veliaj ka dërguar vendimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese është në hierarkinë e institucioneve , është goja që flet së fundmi dhe të gjithë të tjetër duhet të kishin vesh për të dëgjuar kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e një akti, një veprimi apo procesi. Nga kjo pikëpamje është pushteti i epërm. Do të duhet të kishte dhe pushtetin moral kjo nuk shkruhet, por është të kesh autoritetin dhe të të peshojë fjala. Ne kemi togën, por jo gjykatës brenda. Ne kemi skicën, por jo projektin. Unë jam totalisht kundër e kësaj që ndodhi lidhur me dekretin e presidentit. Nuk ka punë të mbarë që bëhen me mjete të gabuara. Ishte detyrimi që presidenti ka për ta bërë një gjë të tillë dhe për të lexuar nenet përkatëse që e ndalon ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e shpjegoj dot nxitimin e presidencës”, tha Vangjeli.

Edhe analisti Preç Zogaj e cilësoi situatën si pasojë të një “amullie ligjore” dhe mungesës së harmonizimit në legjislacion.

“Jemi përpara një lloj amullie ligjore dhe ka kondraktisione në shumë ligje dhe nuk ka një harmonizim. Presidenti ka shkuar përtej tagrit të tij pasi mund të referojë bazën ligjore ku mbështetet vendimi i Këshillit Bashkiak por nuk ka pse adreson padinë apo ankimim dhe të marr tagrin e Gjykatës Kushtetuese dhe të thotë se kjo nuk i takon Gjykatës Kushtetuese por asaj Administrative. Kjo krijon një rebus”, tha Zogaj./rtsh/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button