Lajme

“Ça do ndodhë pas 9 nëntorit?”, Lubonja ironizon: Të lumtur në betoni, të mbytur nga politika

Analisti Fatos Lubonja ishte pasditen e sotme në studion e News24 teksa foli për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.

Ai u pyet për 3 kandidaturat e opozitës që kanë dalë si më të favorizuarit për të përfaqësuar PD-në dhe aleatët përballë Ogerta Manastirliut. Bëhet fjalë për Fatjon Hackaj, Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja.

Lubonja e shikon me pikëpyetje pjesëmarrjen e opozitës, pasi sipas tij ata kanë luftuar gjithnjë që të mos futen në zgjedhje me Ramën kryeministër dhe nga ana tjetër për këto zgjedhje duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse shkarkimi i Veliajt është i drejtë apo jo.

“Që të gjykoj për këta, nuk dua të futem as te programi. Çështja e parë kandidat i përbashkët. A është i përbashkët. A janë marrë vesh me të gjitha partitë? Çështja e dytë, këtej është kontradikta a duhet futur në zgjedhje, sepse duhet pritur vendimi i GJK. Ndërkohë që ke kontestuar zgjedhje dhe me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje.”

Më tej, Lubonja thekson se kemi të bëjmë me një regjim që sa vjen e i shtohen zullumet, por edhe votat.

“Provat kanë thënë që regjimi vjen duke u forcuar edhe pse i shtohen zullumet, zgjedhjet që i merr 83 deputetë, ndërkohë që në 2013 i duhet Ilir Meta që të kalonte 70-ën. Edhe në Rusi te Putini hyn në zgjedhje opozita. Dikush tjetër mund të thuhet se bëhet si në serbi. Kemi ne studentë si në Serbi? Provat na tregojnë se duhet të bjerë regjimi. Kjo është prova rri në regjim, derisa të bjerë regjimi me zullumet e tija. Opozita është e papërfillur. Si mundet që një popull që e ka sjellë Erion Veliaj me zero premtime ndërtim. Ishte zëro ndërtime, dhe tani shtojnë votat jo me zero ndërtime, por me maksimumin e ndërtimeve që janë pastrim parash. Është absurde, nuk është çështje a voton apo jo ky popull.”

Në fund, me humor tregoi se çfarë pritet të ndodhë pas datës 9 nëntor në Tiranë.
“Në datën 9 nëntor do fitojë Ogerta Manastirliu dhe ne do marshojmë të lumtur në betonizimin e mëtejshëm të Tiranës derisa betoni të na ngecet në fyt.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button