Life Style

“Amon dermon”, Zhaku çudit me historinë e emrit të djalit: Hoqa dorë nga partia se nuk ia vlen të merresh me këtë popull

Inida Gjata, e njohur si Zhaku është një personazh që shquhet për sinqeritetin e saj (për disa duket edhe i tepruar), ishte e ftuar tek ‘Rudina’ pasditen e djeshme.

E pyetur nga moderatorja për emrin e djalit të saj, i cili quhet Amon, Zhaku çuditi ‘të madh e të vogël’ me përgjigjen:

“Është një nga ato shprehjet e mia: Amon dermon”, thotë zhaku dhe shpërthen në të qeshura.

“Plus që tingëllon bukur, rimon edhe me dermon. Pastaj, duke bërë si shkencëtar, si etimiolog, heqim një e vëmë një, mund t’i dalë edhe një emër hebre apo egjiptian, emër mbreti. Por, në fakt ai e ka sepse unë e përdor shumë si fjalë.”

Kujtojmë se Në dhjetor të vitit të shkuar, Inida Gjata dhe Elena Kocaqi themeluan partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare për të garuar në zgjedhjet e vitit 2025. Partia në thelb kishte dhënien e një kontributi të vlefshëm për vendin, por tashmë Zhaku duket se ka hequr dorë nga kjo. Ajo tha se ambicia politike është shuar brenda dy muajve. Me lirshmërinë e saj të zakonshme në të shprehur, Zhaku thotë se në të vërtetë shqiptarët nuk e duan ndryshimin ndaj refuzon t’i kushtojë kohën e saj një nisme të tillë kur mund ta shfrytëzojë për jetën e saj.

Zhaku: Unë mund të jem e para që themelon parti dhe brenda dy muajsh jep dorëheqjen nga ajo.

Rudina Magjistari: Ke hequr dorë nga ideja e politikës përfundimisht apo…

Zhaku: Jo, unë jam e interesuar vetëm të bëj një fushatë ku të ndryshohet Kodi Penal, të legalizohen disa gjëra të caktuara që mendoj unë që duhen legalizuar në Shqipëri, por e pashë pastaj të panevojshme që unë vetë personalisht, të heq dorë nga jeta ime prej konteshe dhe kohën që mund t’ia dedikoj djalit tim apo familjes sime, miqve të mi, të rri dhe t’ia përkushtoj, ta shpenzoj në dobi të popullit shqiptar.

Rudina Magjistari: Pse?

Zhaku: Po nuk mendoj që e meriton!

Rudina Magjistari: Pse?

Zhaku: Sepse nuk e duan ndryshimin, llaf e kanë, me vepra nuk e duan. Kështu që, pse të bëj armiq unë, kur i kam punët në terezi? Gjysma e miqve të mi në qeveri, pse të shaj unë qeverinë? Në rregull janë të gjithë, vazhdoni përpara, unë jetën time në rregull e kam./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button