Shëndet

ALARM USHQIMOR/ Shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin e rrezikshëm. Godet zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes

Dështimi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në mbrojtjen e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit.

Gjatë muajit shtator në vendin tonë është  tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.

Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me  problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor  dhe atë tretës.

Burime zyrtare për televizionin “Ora News” bëjnë me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është7324 kg.

Pasi është shitur pothuajse 7300 kg, inspektorët e AKU-t kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar vetëm 28 kg pjeshka me pesticidin e rrezikshëm.

Teksa siguria ushqimore është në pikën më kritike, AKU refuzon të bëjë transparencë me median dhe konsumatorin  duke fshehur emrin e subjektit që importoi produktin që i rrezikoi jetën qytetarëve.

Në mënyre të përsëritur AKU bëhet avokat i subjekteve private dhe nuk i jep përgjigje pyetjes specifike se:

“CILI ËSHTË SUBJEKTI QË FUTI NË VENDIN TONË KËTË PRODUKT?”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button