Life Style

“Loredana dhe Egli të sforcuara”, Krist Dragot flet troç: Grida Duma nuk është aq power woman sa ç’pretendon!

Pas ekspozitës së tij aspak të zakontë, shumë kohë më parë, Krist Dragot u duk sikur u ‘zhduk’ nga ekrani. Por, së fundmi ish-banori i Big Brother ishte i ftuar në UëTëFë Show, në Andale Media dhe iu përgjigj fare pa drojë disa pyetjeve ‘pikante’ mbi vajzat e showbiz-it.

I vendosur para situatës për të zgjedhur vajzën që preferonte më shumë, Kristi u shpreh kështu për Loredana Bratin dhe Egli Takon:

Shumë njëlloj më duken. Më duken bukuri pak të sforcuara. Tepër të prononcuara në atë ‘seksllëkun’ e vet. Pak periferike. Ka sharmin e vet [bukuria periferike]. Periferia e Shqipërisë ka fizionominë e vet shumë interesante.”

Dhe i vendosur përballë zgjedhjes Olta Gixhari apo Grida Duma, Kristi u shpreh se e shikon Grida Dumën si të mbivlerësuar:

“Olta. Se, nuk e di, Grida nga aspekti femëror më duket pak e mbivlerësuar, nga fakti që merrte pjesë edhe në politikë. Më duket si imazh pak i mbivlerësuar. Domethënë, nuk më duket vërtet ajo ‘power woman’. Nga aspekti i imazhit, jo, nuk do e preferoja, pastaj nga puna, e vlerësoj. Por që nuk më duket kaq ‘power woman’, sa ç’pretendon.”/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button