Ekonomi

14 ditë grevë urie për vd*kjen e të birit/ Tubim solidariteti për Pano Ruçi në Syntagma në Greqi

Një tubim solidariteti për grevistin e urisë Pano Ruçi,  babanë e 22-vjeçarit Denis, i cili u vra në aksidentin hekurudhor në Tempi, po zhvillohet në Sintagma.

Babai i Denisit vazhdon për të 14-ën ditë grevën e urisë, ndërsa tubime janë organizuar edhe në Selanik dhe Larisa.

Dhjetëra njerëz janë grumbulluar në shesh, pas orës së njoftuar më herët në 18:30 për ditën e sotme. Babai i Denisit vazhdon grevën e urisë për të 14-ën ditë.

Tubime po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik, Patra, Larisa, Heraklion dhe Rethymno.

Në Larisa tubimi ka vijuar edhe pse binte shi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button