‘Të harruar nga shteti’, Banorët e Labërisë ngrihen në protestë: Jemi të izoluar, kërkojmë rrugë të kalueshme!

Banorët e disa fshatrave në zonën e Labërisë janë ngritur sot në protestë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për rrugët e amortizuara që prej vitesh i kanë lënë të izoluar nga pjesa tjetër e qarkut.
Të mbledhur nga fshatrat Velçë, Ramicë, Verbasi, Matogjin, Bashi, Mesaplik dhe Vermik, qytetarët kanë dalë përpara kamerave dhe institucioneve me një kërkesë të vetme: Ndërhyrje emergjente në infrastrukturën rrugore, e cila, sipas tyre, është bërë thuajse e pakalueshme.
Rruga që lidh këto fshatra me qytetin e Vlorës dhe me njëri-tjetrin është e dëmtuar rëndë nga rrëshqitjet e dherave, mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes, duke krijuar jo vetëm vështirësi në lëvizje, por edhe rrezik për jetën e banorëve.
Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse nuk merren masa konkrete nga autoritetet në ditët në vijim.