Life Style

Kishin nisur përgatitjet, zgjedhjet në Kosovë ‘shtyjnë’ Big Brother-in

Produksioni i Big Brother Vip Kosova ‘kishte përveshur mëngët’ për të nisur edicionin e katërt të tij. Por, sipas burimeve pranë produksionit, spektakli do të startojë më 31 tetor dhe jo në datën e planifikuar, që ishte disa javë më herët. Fillimisht, nisja e spektaklit ishte planifikuar të ndodhte më herët gjatë tetorit, por për shkak të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, produksioni ka vendosur që premiera të zhvendoset drejt fundit të muajit.

Edhe kësaj radhe producente spektakli do të jetë Olsa Muhameti, ndërsa drejtimi i mbrëmjeve do t’u besohet sërish Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, dyshja që kanë udhëhequr edhe edicionet e mëparshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button