Vendi

Vr*tet 44-vjeçari italian në Tepelenë, reagon policia: U gjet pa shenja jete pas mesnatës, dyshohet se…

Një shtetas italian është vrarë me armë zjarri në Salari të Tepelenës.

Mjeti ku ndodhej shtetasi italian është ndaluar në rrugë nga një person, që më pas e ka qëlluar me armë.

Raportohet se viktima udhëtonte në automjet së bashku me disa persona të tjerë.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tepelenë ku u gjet i pajetë në rrugë një shtetas italian.

Blutë informojnë se 44-vjeçari me iniciale E. S., është vrarë me armë zjarri.

Ndërkohë mesohet se autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njoftimi:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button