Trondit gazetari: Ju tregoj se si mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisëTrondit gazetari: Ju tregoj se si mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

Gazetari Osman Stafa publikoi mbrëmjen e së premtes fakte tronditëse nga spitali Onkologjik, ku pacientët me tumor vonohen në kryerjen e analizave cka ka sjellë në disa raste dhe vdekjen e përshpejtuar të tyre si pasojë e mungesës së marrjes në kohë të terapisë.
I ftuar në emisionin News24, Stafa tha se i janë dashur të paktën 2 vite investigim në spitalin Onkologjik në QSUT ndërsa ka më shumë se 5 vjet mungesa në këtë spital, sic janë materialet për analizën e biopsisë.
Më janë dashur 3 vite të kuptoj ca ndodh në laboratorin e biopsisë. Më kanë shkruar shumë njerëz për vonesat e biopsisë disa muaj. Dhe thashe unë nuk mund të vazhdoj vetëm me denoncimet e tyre por më duhet të gjej dokumenta zyrtarë të personave apo dhe vetë mjekëve që kanë punuar aty”, tha Stafa.