Gjigandi i automobilave po mbyll përkohësisht një numër fabrikash në Evropë

Gjiganti i industrisë automobilistike Stellantis është i detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin në disa prej fabrikave të tij.
Arsyeja është kërkesa e dobët në treg, respektivisht mbledhja e madhe e stoqeve të automjeteve.
Ky gjigant që zotëron 14 marka veturash tani është i detyruar të ndalojë përkohësisht punën në disa nga fabrikat e tij.
Punëtorët në fabrikën e Pomiglianos në Itali, ku prodhohen Fiat Panda dhe Alfa Romeo Tonale, do të dërgohen në shtëpi që nga 29 shtatori.
“Kjo masë ka për qëllim të rivendosë ekuilibrin mes kapaciteteve prodhuese dhe kërkesës reale, të shmangë prodhimin e përkohshëm dhe të optimizojë strukturën prodhuese të fabrikës”, thuhet në deklaratën e Stellantisit.
Nga 13 tetori deri më 31 dhjetor, do të mbyllet gjithashtu fabrika e Stellantisit në Poissy, pranë Parisit, ku prodhohen modelet e DS dhe Opel Mokka. Gjithashtu, përkohësisht do të ndalojnë punën edhe fabrikat në Gjermani dhe Poloni.
Së fundmi, Stellantis ka emëruar një drejtor të ri ekzekutiv. Antonio Filosa ka marrë drejtimin e kompanisë pas shkarkimit të Carlos Tavares. Rikthimi i Stellantisit në një pozicion të qëndrueshëm do të jetë një detyrë sfiduese. Për momentin, situata nuk është dramatike, por as e këndshme. /Telegrafi/