Lajme

Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën vëllai i Gjestit, shoku i tij në gjendje kritike

Detaje të reja janë zbardhur mbi aksidentin tragjik, ku humbi jetën vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.

Raportohet se dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humbur kontrollin e motomjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Kjo sipas informacioneve të para, teksa hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

Policia nuk raporton për të ndaluar, pasi duhet të pritet të zbardhen shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button