Vendi

Reshje dhe shtrëngata, ja zonat ku do bjerë shi ditën e sotme! Ulen temperaturat, sa do të shënojë termometri 

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash dhe kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu prej orëve të para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit.

Nga orët e mëngjesit deri në mesditë reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët e lokalisht në veriperëndim shtrëngata afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshjet e shiut priten të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal deri në orët e vona të pasdites.

Gradualisht pas orëve të pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen në male.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug era do të arrijë shpejtësi shpejtësi 7-13m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button