Vendi

Mori peng 19-vjeçarin dhe e mbajti për disa minuta në makinë, arrestohet autori në Sarandë

Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë me forcë 19-vjeçarin Françesk Mani, në automjet kundër vullnetit të tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq.

Shtetasi Geraldo Obzova dyshohet se ka mbajtur të riun për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë. Pas hetimeve të mëtejshme, Prokuroria e Sarandës ka nisur procedurat për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Geraldo Obzova, me precedentë që në moshë të mitur për “vjedhje” disa herë, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kultivim i bimëve narkotike” dhe konsiderohet nga policia e Sarandës si person me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button