Vendi

Aksidenti tragjik me 1 vi*timë në Peqin/ Furgoni i udhëtarëve u përplas me automjetin e mbeturinave

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Peqin-Elbasan, ku mbeti i vdekur shtetasi Kadri Dedej, punonjës i pastrimit.

Sipas burimeve ngjarja ndodhi kur një furgon udhëtarësh u përplas me automjetin e mbeturinave, teksa ky i fundit ndodhej i ndalur anës rrugës për kryerjen e punës së zakonshme të pastrimit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, punonjësi i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës, u godit për vdekje, duke pësuar dëmtime të rënda dhe fatale në trup teksa behet me dije se trupi i viktimës është copëtuar nga goditja e fortë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button