Vendi
Prag tragjedie në Vlorë/ Restoranti shkrumbohet nga flakët, dyshohet se nisi nga kuzhina

Një restorant është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në Vlorë, teksa është bërë e mundur shmangia e një tragjedie, në zonën e Radhimës.
Nga informacionet paraprake, zjarri ka shpërthyer në restorantin e lokalizuar në këtë zonë, duke e përfshirë të gjithë objektin, ndërkohë që dyshohet se shkaku i tij mund të ketë qenë një defekt në kuzhinë.
Raportohet se brenda lokalit ndodheshin katër bombola gazi, të cilat mund të kishin shpërthyer dhe shkaktuar një katastrofë më të madhe.b
Sakaq, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk janë raportuar të lënduar. Forcat e Policisë dhe të Zjarëfikësve janë angazhuar për të zbardhur shkaqet e saktë të shpërthimit të zjarrit.