Mosmarrëveshjet me Fifin për bashkëpunimet, Egli ‘bën sikur’ sqaron situatën

Në intervistën e saj tek Dalina, Egli Tako ka sqaruar situatën e krijuar mes saj dhe këngëtares Fifi, lidhur me këngët “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”.
Fifi fshiu në një moment nga Youtube bashkëpunimin me Eglin dhe aq u desh që të gjithë të mendonin se mes tyre ka ndodhur një keqkuptim.
Këngët u publikuan sërish, por kjo nuk i ndali dyshimet për një krisje të raportit mes dy artisteve.
Egli nuk foli konkretisht për ndonjë mosmarrëveshje mes të dyjave, por tha atë që është diskutuar prej kohësh në media, se këngët janë të Fifit dhe ajo mund të bëjë ç’të dojë me to:
“Kam 2 me Fifin, por nuk janë këngë të miat, unë jam e ftuar bashkë me Gimi-O-në, me një artist shumë të mirë të Kosovës tjetër, DJ Gimi-O-në. Jemi të ftuar në ato materiale, nuk është se i posedoj unë.”
“Janë këngë të artistes, të Fifit, por të krijuara në atë studio në SBS”, shtoi ajo.
Pra, janë këngë të Fifit (dhe, nëse do, mund edhe t’i fshijë).
Po ashtu, Egli theksoi se aktualisht nuk është nën menaxhimin e asnjë studioje muzikore.