Lajme

Hetimi i piramidave online/ Ereledio Shebeku: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram

Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjakës, Hetuesit ende nuk e dinë se kush ishte ideatori i kësaj skeme mashtruese që futi në kurth qindra shqiptarë.

Nga verifikimet dihet vetëm një emër, Leo Smith.

Ereledio Shebeku i konsideruar si organizator i kësaj skeme mashtruese u vu në pranga në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij.

Ashtu se edhe agjentët e arrestuar më herët, 35-vjeçari nuk ka dhënë detaje në dëshminë e tij duke pretenduar se me këtë platformë u njoh online dhe se nuk ka detyruar askënd për të investuar.

Skema zhvillohej në rrjetin social Telegram, ku nëpërmjet agjentëve prezantohej një platformë ku qytetarët duhet të investonin minimalisht 1 mijë dollar për t’u futur në skemë dhe kishin detyrimin për të anëtarësuar dhe 5 anëtarë të tjerë të cilët po ashtu duhet të paguanin po aq para.

Shebeniku rezulton të jetë i pari që ka nisur këtë piramidë anëtarësimesh. Fillimisht në Divjakë mes të afërmve të tij dhe më pas u shtri edhe në Fier dhe Lushnjë.

Nga hetimet ka rezultuar se ai komunikonte me një user me emrin”Leo Smith” i cili i niste linqe se ku duhej bërë anëtarësimi dhe derdhja e parave si dhe trendet e fitimeve te supozuara.

Por përveç emrit hetuesit nuk kanë mundur dot të mësojnë më tepër. Nga verifikimet e deritanishme dyshohet se numri i të mashtruarve nga kjo piramidë është rreth 600./TCH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button