Lajme

Rama flet për ‘Diellën’: Qytetarët janë shefat, Ministrja do t’i shërbejë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 90% e shërbimeve në Shqipëri tashmë jepen online. Gjatë një aktiviteti në Vjenë, Rama ka theksuar se tashmë kemi një ministre e bërë nga Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, ‘Diella’ do të jetë në shumë vende në të njejtën kohë. 

“Kemi hequr shërbimet fizike, pritet. 90 % e shërbimeve ofrohen përmes internetit dhe të gjithë mund ta marrin shërbimin përmes telefonit celular, nëse janë në Tiranë apo Australi. Është një ndryshim i madh duke pasur parasysh rastet. Sa shumë ryshfete dhe korruosion kishte në sistem, ndërkohë që sot është i fshirë nga sistemi. Ana e mirë e inteligjencës Artificiale është mundësia për të punuar mbi të dhënat që u ofrojmë qytetarët. Praktikisht ministrja, që mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, pasi ne se bëjmë dot. Ajo do ju shërbejë për shumë gjëra. Sot psh njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. PSH duhet të shkojnë nga një rubrikë te tjetra, ndërkohë që shumë shpejt ata do të veprojnë në kohë reale me ministren, me zë; kam nevojë për këtë certifikatë. Dhe ajo do ua japë. Vetëm ata do të kërkojnë. Klienti është shefi, dhe ministrja është ajo që do t’i bëjë,” tha Rama. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button