Vendi

IKMT shemb dy objekte në Orikum, pronarët: Ndërhyrja është e paligjshme, jemi ende në gjyq

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë këtë të martë në Orikum, duke shembur dy objekte buzë bregdetit, të cilat, sipas autoriteteve, nuk ishin të kualifikuara për legalizim.

Nga ana e pronarëve, ky veprim konsiderohet i papranueshëm dhe i paligjshëm.

Ata pretendojnë se ndodhen ende në proces gjyqësor me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për prishjen e objekteve

Pronari deklaroi se ka paraqitur të gjitha faktet dhe dokumentacionin që provon se çështja ndodhet në gjykatë, por përballë kanë gjetur një “fakt të kryer”.

Operacioni i shembjes u zhvillua me pjesëmarrjen e IMT-së së Vlorës, IKMT-së së Tiranës dhe forcave të shumta policore.

Pronari shprehet se ka kërkuar kohë për zgjidhjen e çështjes në mënyrë ligjore, por pavarësisht kundërshtimeve, IKMT ka vijuar aksionin, duke ngjallur pyetje për transparencën dhe respektimin e së drejtës së pronës private.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button