Lajme

Alimehmeti drejtuar këshilltarëve: Veliaj nuk i bëri vetëm krimet, i bëri bashkë me ju, ia miratuat buxhetet, vjedhjet dhe inceneratorin

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, deklaroi se kryebashkiaku është tashmë një “kapitull i mbyllur”, por përgjegjësitë bien mbi këshilltarët që e kanë mbështetur në çdo hap.

“Veliaj nuk i ka bërë vetëm, i ka bërë bashkë me ju. Ju ia miratuat gjithçka: buxhetet, vjedhjet, inceneratorin. Edhe tani, nëse do të kishit respektuar të drejtat tuaja si këshill bashkiak, do të ishit bashkuar me ne që në maj, kur dorëzuam shkresën për shkarkimin e tij”, tha Alimehmeti.

Ai akuzoi mazhorancën se u bë palë me kryebashkiakun duke legjitimuar abuzimet dhe duke mos ushtruar kontrollin ligjor mbi bashkinë: “Ju ishit kontrolorët e tij, por nuk bëtë detyrën. Kështu që Veliaj është kapitull i mbyllur, ndërsa ju jeni kapitull i hapur”.

Alimehmeti kujtoi gjithashtu se këshilltarët socialistë organizuan betimin e Veliajt si festë në tarracë, ndërkohë që mbledhjet e Këshillit duhet të zhvilloheshin në sallën përkatëse.

Ai u bëri thirrje këshilltarëve të reflektojnë dhe të kthehen në legjitimitet, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e bashkisë bie mbi të gjithë ata që kanë miratuar dhe mbrojtur Veliajn.

Alimehmeti:

Ka qenë patjetër objektiv i opozitës vendosja para përgjegjësisë e kryetarit të bashkisë për shumë prej aferave që ai ka pasur, po ai është tashmë një kapitull i mbyllur, edhe ai e dinte dhe ju, por ai është një kapitull i mbyllur.

Ndaj unë do flas për një kapitull të hapur, që jeni ju, se ai vetë nuk i ka bërë këto gjëra, bashkë me ju i ka bërë, ju ia miratonit gjithçka, ju ia miratonit buxhetet, ju ia miratonit vjedhjet, ju ia miratonit inceneratorin, dhe ju në këtë moment po të kishit qenë me të vërtetë duke respektuar të drejtat tuaja që keni se jeni këshill bashkiak, do të duhej të bashkoheshit me shkresën tonë që e kemi paraqitur që në gjysmën e majit.

Jeni po ju që shkaut dhe bëtë betimin si festë në tarracë ndërkohë që mbledhja e Këshillit Bashkiak bëhet në zyrën e Këshillit Bashkiak, në këtë sallë.

Shkuat ju për të protestuar para SPAK për arrestimin e tij.
Ju kujtoj një gjë më shumë, Veliaj është aty ku është për shkak të dëmeve që i ka bërë, po them financiare, e keni ngritur ju kontrollin e brendshëm të bashkisë që e keni detyrim ligjor, se keni ngritur sepse jeni ju pjesë e fajit. Kështu që Erion Veliaj është kapitull i mbyllur, po ju jeni kapitull i hapur. Po ju ftoj ju të reflektoni, të ktheheni në legjitimitet, sepse ju ishit kontrolor i tij, dhe ju nuk bëtë detyrën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button