Vendi
Fier – Aksident i frikshëm në unazën perëndimore

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në unazën perëndimore të qytetit të Fierit. Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.