Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen. Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Cakran”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. I., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H. dhe me automjetin me drejtuese shtetasen M. S.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. H., i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.