Life Style
Atletet ‘si fytyra e Hitlerit’ ndezin rrjetin/ Eksperti: Një shembull klasik i pareidolisë

Një foto atletesh të firmës Puma, publikuar në Instagram në një faqe italiane, ‘Focus.ita’, shkaktoi debat të gjallë në rrjetet sociale: për shumë përdorues, forma e tyre kur shikohet nga lart duket si portreti i Adolf Hitlerit.
Sipas ekspertëve, ky fenomen është një shembull tipik i pareidolisë, një efekt psikologjik ku truri i njeriut identifikon forma të njohura, si fytyra njerëzore apo objekte të zakonshme, në imazhe të turbullta, të çrregullta ose pa konture të qarta.
Ky efekt mund të ndodhë kur shikojmë figura në re, në sipërfaqe shkëmbore, në rrugë, në pemë, madje edhe në sipërfaqe të planetëve të tjerë.