Vendi
Digjen 4 makina në Spitallë, ishin të parkuara në garazh

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës.
Pamjet e siguruara nga Syri TV, tregojnë momentin kur zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje dhe nisin ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Sipas banorëve të zonës, nga zjarri janë përfshirë dy automjete që ndodheshin brenda një ndërtese, një makinë tip fuoristradë dhe një triçikël. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes.