Sport

“Magjia” Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

Mbrëmje magjike në Champions League, me ndeshjet e të mërkurës që prodhuan rezultate interesante. Bayern fiton 3-1 ndaj Chelseat.

Autogoli i Chalobah dhe goli i Kane i dhuruan avantazhin e dyfishtë bavarezëve, ndërsa te Blutë e Londrës reagoi Palmer.

Goli i dytë i Kane i dha qetësinë e duhur Bayernit, me ekipin e Kompany që doli me 3 pikë nga kjo ndeshje. Palmer futi në lojë Chelsean por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua.

Liverpool thyen 3-2 Atletico Madrid. Golat e shpejtë të Robertson dhe Salah gjetën përgjigjen e Llorentes, i cili realizoi dopietë. Van Dijk nderoi The Reds, me gol në fund.

Në sfidat e tjera, Inter mundi 0-2 ndaj Ajax, sakaq PSG-Atalanta përfundoi 4-0 në favor të kampionëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button