Bota

Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, ligj i cili konsiston në dënim me burg për ata që përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm të tilla si ‘deepfakes’.

Kryeministria Giorgia Meloni është shprehur se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në mënyrën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Ligji parashikon dënime më të ashpra për përdorimin e teknologjisë për të kryer krime, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore që rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia në vendet e punës

Sipas kryeministres, qëllimi i ndryshimit është të promovohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale i përqendruar te njeriu, transparent dhe i sigurt”, duke theksuar “inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë”.

Për më tepër, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për miratimin e prindërve për të aksesuar inteligjencën artificiale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button