Sport

Tetë gola mes spektaklit, por s’ka fitues në Juventus – Dortmund, Reali përmbys Marsejën

Mbrëmja e Champions League dhuroi emocione të mëdha dhe surpriza të vërteta. Në sfidën më spektakolare, Juventusi dhe Dortmundi dhuruan një përballje plot gola, e cila përfundoi me rezultatin 4-4, duke u kthyer në një nga ndeshjet më të bukura të fazës së grupeve.

Në Madrid, Reali arriti të përmbysë Marsejën me dy penallti të ekzekutuara në mënyrë perfekte nga Kylian Mbappé, duke fituar me shifrat 2-1.

Ndërkohë, surprizën e madhe e solli Qarabagu, i cili mposhti Benficën në Lisbonë me rezultatin 2-3, një fitore historike për azerbajxhanasit.

Mbrëmja u mbyll me suksesin minimal të Tottenhamit ndaj Villarrealit, falë fitores 1-0 në Londër.

Golat

Ndizet sfida në ‘Allianz Stadiim: Serhou Guirassy ia pason topin Karim Adeyemit (Dortmund) në kufijtë e zonës dhe ky gjen këndin e poshtëm të djathtë me një goditje të shkëlqyer, 0-1.

Tani bëet gjithçka më e vështirë për bardhezinjtë, që duhet patjetër të gjejnë golin e barazimit.

Juventus – Dortmund 4-4

Pas shumë përpjekjesh, vjen goli i barazimit i shënuar nga Kenan Yildiz. Vetëm një minutë më vonë, Dortmundi rimerr epërsinë me një gol fantastik nga Nmeha. Është një ndeshje e çmendur në Torino, Vlahovic barazon shpejt rezultatin në 2-2. Vijon spektakli në ‘Allianz Stadium’, Couta kthen në epërsi verdhezinjtë për herë të tretë në këtë mbrëmje. Nuk ndalet Dortmundi, shënon edhe golin e katërt me Bensebainin me 11-metërsh në minutën e 86-të. Nuk kanë fund emocionet, Vlahovic realizon golin e dytë personal në shtesë. Por kjo është një ndeshje për tifozët me zemër të dobët: pa u mbyllur koha shtesë, Kelly realizon golin e barazimit.  

Real Madrid – Marseille 2-1

22′ – Çfarë goli! Timothy Weah (Marseille) tregon qetësi brenda zonës dhe godet menjëherë duke dërguar topin në mes të portës, 0-1.

29′ – Gol! Kylian Mbappé (Real Madrid) e dërgon topin në anën e majtë të portës, përtej dorës së zgjatur të Geronimo Rullit.

81′ – Reali Madridi arrin të gjejë golin e dytë Mbappe-në (penallti), edhe pse po lua me një lojtar më pak.

Tottenham – Villarreal 1-0

Benfica – Qarabag 2-3 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button