Mos i injoroni këto simptoma! Leuçemia shpesh nis me shenja të vogla por fatale

Leuçemia, e njohur ndryshe si kanceri i gjakut, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që shpesh zbulohet vonë. Arsyeja? Shenjat e para janë të lehta, shpesh ngatërrohen me lodhje apo probleme të zakonshme shëndeti. Por mjekët paralajmërojnë: kujdesi ndaj këtyre simptomave mund t’ju shpëtojë jetën.
Shenjat që nuk duhet t’i neglizhoni:
• Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi edhe pas gjumit dhe pushimit.
• Mavijosje të shpejta ose gjakderdhje të pazakonta (nga hundët, mishrat e dhëmbëve).
• Temperaturë e lartë dhe infeksione të shpeshta sistemi imunitar dobësohet.
• Djersitje gjatë natës dhe humbje peshe pa arsye.
• Fryrje e nyjeve limfatike (në qafë, sqetulla apo ijë).
• Dhimbje kockash ose kyçesh për shkak të grumbullimit të qelizave kancerogjene.
• Lëkurë e zbehtë dhe rrahje të shpejta zemre shenjë e mungesës së qelizave të kuqe të gjakut.
Pse ndodh kjo?
Leuçemia prek qelizat e gjakut në palcën e kockave, duke penguar prodhimin normal të qelizave të shëndetshme. Kjo bën që organizmi të humbasë aftësinë për të luftuar infeksionet dhe të shkaktojë probleme serioze në qarkullimin e gjakut.
Paralajmërimi i mjekëve
Ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm është kyç. Shumë pacientë diagnostikohen në faza të avancuara, sepse simptomat janë të lehta dhe shpesh injorohen. Kontrolli mjekësor dhe analizat e gjakut janë mënyra më e sigurt për të identifikuar sëmundjen në kohë.
Mos i nënvlerësoni këto shenja leuçemia shpesh nis heshtur, por zbulimi i hershëm mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.