Vendi

Vjedhje me dhunë në Finiq/ Dy të moshuar sulmohen në banesën e tyre nga grabitës të maskuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin “Lefter Talo” të bashkisë Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit me iniciale S. K., 78 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe, gjatë grabitjes.

Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button