Bota

Tërmet i fuqishëm në Detin Mesdhe

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter është regjistruar pak para mesditës së sotme në Detin Mesdhe.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën 11:55 minuta. Epiqendra ndodhej rreth 247 kilometra në juglindje të Valletta-s, kryeqyteti i Maltës, dhe 250 kilometra në juglindje të Birkirkarës.

Në Qendrën Europiane të Sizmologjisë kanë komentuar banorë të Maltës duke thënë se i kanë ndjerë lëkundjet për rreth 10 sekonda.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button