Vendi

Tri*oli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh! Godina jashtë funksioni

Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim për media lidhur me sasinë e tritolit të gjetur në hotelin në pronësi të vëllait të ish kryebashkiakut Vangjush Dako.

Sipas uniformave blu, lënda plasëse është gjetur në një nga vazot e luleve në hotel, ndërsa thekson se objekti aktualisht është jashtë funksioni.

Durrës/ Informacione paraprake

Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button