Bota

Raketa bartëse Soyuz ishte sukses, Rusia lëshon në hapësirë anije kozmike ushtarake: Do ta përdorim për…

Autoritetet ushtarake ruse kanë lëshuar gjatë natës një raketë bartëse Soyuz 2.1b nga porti hapësinor Plesetsk, në veri të Rusisë, duke transportuar një anije kozmike ushtarake me mision të posaçëm.

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe cituar nga agjencia shtetërore TASS, raketa mbante në bord anijen kozmike Mozhaets-6, e cila është projektuar për studime të avancuara të navigimit hapësinor, në interes të forcave të armatosura ruse.

Ministria shtoi se misioni u realizua me sukses dhe anija kozmike është vendosur në orbitën e planifikuar. Detaje të mëtejshme mbi qëllimin e plotë të misionit nuk janë bërë publike, duke qenë se bëhet fjalë për pajisje me karakter ushtarak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button