Aktori propozon Mul Nokën për bashkinë Tiranë: Është i bukur, ka shqisën e gjashtë dhe aftësi të…

Aktori dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, nëpërmjet një shënimi të shkurtër ironik ka propozuar Flamur Nokën si kandidat të PD për zgjedhjet e parakohshme për kryetar Bashkie në Tiranë.
Deda rreshton edhe disa cilësi të jashtëzakonshme të Nokës.
Nisur nga rrethanat, unë mendoj se,
PD duhet të kandidojë në garën për bashkinë e Tiranës Dr. Flamur Nokën.
Personalitet i shquar, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet. Është mjek i niveleve europiane. Ka qenë ministër, pra, ka eksperiencë në qëndisje projektesh dhe letrash. Organizimin e Partisë për të larguar sa më shumë demokrat e njeh shumë mirë, mund të mos njohë shumë gjëra por partinë e njeh.Thonë se, ka edhe shqisën e gjashtë, për këtë detaj ju sqaron më mirë gazetari Ç. P.
Por mbi të gjitha është edhe i bukur.
Vetëm kështu mund ta fitojmë betejen kundër regjimit”, shkruan aktori./TEMA
