Vendi

Rrëfimet tronditëse të Nuredin Dumanit: Shefi i policisë zhduku ar*ën e vr*sjes së Ervis Dedës! Kambistit nga Kavaja i th*va nofullën, bashkë me çantën i pr*va..

Ngjarja kishte ndodhur një vit para se të urdhëronte ekzekutimin e Fatmirës. Festimi i tregoi Nuredinit me hollësi të ftohtë çdo detaj të vrasjes së Ervisit.

Sipas rrëfimit të pentitos së drejtësisë, i kishte thënë që eliminimi i mamasë së viktimës ishte e vetmja rrugë për të mbijetuar.

Ditën e ngjarjes që kishte ndodh vrasja e Ervis Dedjes, kishte qenë me shtetasin Henrik Hoxha. Pa shkuar te ngjarja disa orë më përpara kishin qenë duke pirë në një lokal në kënetë të Durrësit, i themi ne. Aty shesin mish të pjek, edhe pinë raki. Si pijedashës që janë këto, shkoshin gjithmonë aty, edhe në pije e sipër vendosin që të niseshin sot për sot, për ta bërë atë. Doli për ta bërë atë ditë se kishte edhe një shokun e vet Festim Qoli, që ishte me Ervis Dedën.”

Bashkë me Henrik Hoxhën u nisën drejt garazhit të Agim Gjinit, ku kishte fshehur një fuoristradë me targa të Kosovës. Mjeti ishte vjedhur për raste të tilla. Pa humbur kohë nisen drejt lokalit ku ndodhej objektivi. Në zonën mes Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.

Dedja sapo kishte hipur në makinën e tij kur u qëllua me armë “Scorpions”, nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli. I pari qëlloi për interes parash, i dyti nga mllefi që kishte për viktimën.

Pasi e vranë, kanë shkuar kanë djegur makinën në Kodër Arapaj. Aty është djeg Festimi, sepse ka derdh shumë benzinë edhe nuk ka marrë flakë direkt. Ai ka shkuar afër edhe ajo krijon vakum kur derdh shumë benzinë, krijon si tip presioni të fortë, dhe e ka djeg në surrat komplet, i ka djegur edhe vetullat”

“Për të pasur një zbardhje sa më të plotë të ngjarjes, padiskutim që bashkëpuntori duhet të tregojë edhe prova ose burimin e provave. Megjithatë, për shkak të zhvillimit që ka kriminaliteti sot, mos lëri gjurmë, prova, apo të mundohet ti fshij, apo ti transformojë ato, padiskutim që edhe krimi sot është sofistikuar.”, u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.

Së pari duhet të kemi parasysh rrethanat kur kryhet krimi i parë, a ka ardhur kryerja e krimit të parë si pasojë e një strategjie mbijetese, a është kryer ky krim si pasojë e nevojës për të gjeneruar më shumë para, apo ka qenë motivi kryesor nevoja për kontroll edhe pushtet brënda strukturave kriminale’ u shpreh Almeida Xhaferi, psikologe.

Për këtë ngjarje, Henrik Hoxha është paguar me 100 mijë euro. Nuredin Dumani jep një dëshmi tronditëse. Sipas tij, një funksionar i lartë i policisë së Durrësit në atë kohë, ka marrë armën e përdorur në vrasjen e Dedjas dhe e ka zhdukur.

“Ka shkuar shefi policisë me marrë armën që e kishin hedh këto, ke rruga dytësore ke “Shkëmbi Kavajës”. Pra, një e kishin hedhur 20-30 metër para, në ferrë. Tjetrën e kishin hedhur tek mbeturinat, se nuk kishin ndaluar fare, ishin në ecje. Nazmiu, kishte gjetur vetëm armën që ishte afër plehrave. Ka qenë bashkë me një person tjetër, por unë nuk e di kush është ai personi tjetër. E kanë hedhur armën afër lagjes time. Është një kanal i ujrave të zeza aty. Festa ka qenë shumë i shqetësuar për atë armën aty, saqë kur u pastrua kanali kemi ndenjur aty, se mos dali arma ta marrin.”

Edhe pse Ervis Dedja nuk ishte më, Qoli e kuptoi se llogaritë nuk ishin mbyllur ende…. Për të, Fatmira Dedja nuk ishte më thjesht një nënë që kërkonte drejtësi. Ajo ishte kthyer në një kërcënim real. Dumani tregon se vrasja u përshpejtua për tu realizuar gjatë periudhës së rrotacionit politik.

“Festa e vendosi, dhe ne e vendosëm që do ta bëjm shpejt. Më tha mua: Kusho, dëgjo, më dha kapar, nuk e mbaj mend 10 a 15 mijë euro, e më tha unë do iki jashtë shtetit që të mos merret vesh që e kam bërë unë. Ta bëjmë përpara se është kohë zgjedhjesh, edhe do ndërrohen këto shefat e komisariateve, do ndërrohen këto prokurorët e gjyqtarët, e është rrëmujë, ta bëjmë sa më shpejt. Ishte fjala përpara shtatorit, sepse atëherë ndërroheshin këto… me një fjalë institucionet ndërroheshin ngaqë ishte ndërruar qeveria, kishte hyrë PS-ja në atë kohë…..”

GRABITJA E KAMBISTIT

Dy muaj pas grabitjes së parë në Elbasan, Dumani hyri sërish në lojë. Kësaj here, objektivi ishte Skënder Roshi, një kambist nga Kavaja, një njeri që lëvizte çdo ditë me shuma të mëdha parash…

“Si punë e kishte gjet Ilirjan Feçi, se e njihte ai. E kishte komshi aty me motrën, e njihte edhe ja dinte lëvizjet. Planin pastaj e kemi bërë të gjithë bashkë një natë përpara. Pra ne kemi bër planin sonte, nesër në mëngjes kemi shkuar e kemi grabitur”.

Kambisti, kishte si hije nga pas 3 personazhe të rrezikshëm. Nuredin Dumani, tregon me detaje përgatitijet për sulmin që duhej të kryhej brenda disa sekondash…

Ka qenë një burrë në moshë, 55–60 vjeç. 2–3 ditë përpara ngjarjes kemi nis përgatitjet për grabitjen. Në përgatitje kanë marrë pjesë unë, Gentjan Sharra, Talo Çela dhe Ilirjan Feçi. Përgatitjen e kemi bërë po në Kavajë, ke shtëpia e hallës Ilirjan Feçit”.

Objektivi, e kishte rutinë të nisej vetëm, me çantën me para të lidhur për dore. Nuk ruhej pasi nuk kishte pasur asnjëherë probleme. Derisa, një ditë që ishte si gjithë të tjerat, në fund të shkallëve e priti dhuna.

“Ekzekutorët kanë rrezikshmërinë më të madhe dhe me ta barazohen vetëm organizatorët, për shkak të ashpërsisë, për shkak të mungesës së empanisë, për shkak të shumë veprave të tjera që mund të kenë kryer po në të njëjtin rol.” u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.

“Rëndësia e bashkëpunëtorit të drejtësisë nqs. gjithmonë ai del i suksesshëm si hetim është e madhe sepse zbardh ngjarje të pazbardhura ose të cilat nuk i dihej autori në atë moment.” u shpreh Alfred Balla, avokat.

Dy goditje të befta me levë. Burri nuk kishte as kohë të kuptonte kush e goditi. Ra përmbys, pa bërë zë.

‘Unë i kam dalë përballë të më shihte mua, të dyshonte, sepse menduam që ai do më shihte mua, do dyshonte edhe Talo do ta godiste pa mëndje. Kemi pas levë në dorë, Talo ka pas një levë në dorë që e priste poshtë shkallës në zbritje. Edhe ai nuk e pa fare Talon, ai po më shikonte mua. I ka gjuajtur ke shkalla, i ka gjuajt dy herë surratit me levë. Ai ra në tokë direkt, siç ishte me fytyrë ra në totë, se ju thu edhe nofulla, ju shtrembua turiri’.

Doreza e çantës ishte e lidhur fort në dorën e kambistit. Në përpjekje për ta shkëputur, Nuredin Dumani i ka prerë edhe dorën me thikë. Pasi arritën të marrin paratë ata u larguan.

“Kur ka rënë poshtë, i ka gjuajtur edhe nja dy herë mbrapa ky, po s’ishte nevoja me i gjuajtur më, se ai kishte mbaruar në fakt. Për shpejtësi unë nuk munda ta pres mirë atë litarin edhe ja preva edhe dorën. Mund ta kemë prerë tre katër herë tek dora.” / Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button