Vendi
“Rebeli” në PD/ Leskaj: Votova kundër, Berisha gaboi që zgjodhi Bardhin në krye të grupit

Gazment Bardhi është zgjedhur kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ndërsa nënkryetare u zgjodhën Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. I vetmi që votoi kundër propozimeve të Berishës në mbledhjen e grupit të PD ishte deputeti i Vlorës Bujar Leskaj.
Në një deklaratë për mediat Leskaj u shpreh se vota e tij ishte specifikisht kundër Gazment Bardhit dhe se Berisha kishte gabuar duke e lënë grupin e PD në dorën e tij.
Sali Berisha me propozimin e emrit të tij ka gabuar se nuk është personi i duhet për të drejtuar demokratë edhe 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Leskaj.