“Emrat do t’i dëgjoni më vonë”/ Hoxha: Kartelet shqiptare trafikojnë kok**në në SHBA

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” analizoi veprimtarinë e karteleve shqiptare të drogës dhe fuqinë e tyre logjistike dhe vendet ku operojnë.
Hoxha tha se në Shqipëri ka struktura të mirëfillta që trafikojnë kokainë direkt nga Amerika Latine, në qytetet më të mëdha të SHBA.
Gazetari tha se për ta do dëgjohet më vonë sepse po gjurmohen.
Organizatat kriminale shqiptare nuk janë pranë kufirit, por janë brenda. Ne kemi struktura të mirëfillta që trafikojnë kokainë të marrë direkt nga Amerika Latine dhe e trafikojnë brenda qyteteve të mëdha të SHBA, duke filluar nga Majami, Florida, Nju Jork, Los Angjelos dhe deri në Çikago. I kemi atje.
Do t’i dëgjoni më vonë, se janë duke i gjurmuar. Nuk e di nëse do kenë bashkëpunim. E kanë bërë këtë punë nga vitet 2008-2009, kur janë goditur disa organizata shqiptare që merreshin me trafik brenda territorit të SHBA. Tani në këtë prioritet të madh që kanë SHBA, administrata e re, kanë përfshirë edhe pjesën e Shqipërisë.
Dhe unë po them, në gjithë hetimet e deritanishme në Shqipëri, kemi shumë emra që nuk kanë qenë më përpara, nuk janë shpallur në kërkim, sepse nuk kemi dënime akoma. Çuditërisht, ne kemi hetime të nisura kryesisht nga indicie të ardhura nga jashtë. Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë hetime nga brenda dhe sot ka ardhur momenti, që ta them me plot gojën, që ata kanë bërë hetime vetë. Kanë patur të infiltruar brenda organizatave, kanë kryer hetime, përgjime brenda territorit. Nuk kanë pritur tekste që kanë ardhur.” tha Hoxha.