Vendi

Durrës: Baba i tre fëmijëve humb jetën nga shtylla elektrike e dëmtuar

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit ditën e sotme, kur një burrë 44-vjeçar humbi jetën pas kontaktit me ujin dhe kabllot elektrike të një shtylle të dëmtuar, që ndodhej në mes të rrugës.

Tragjedia ndodhi në një zonë të përmbytur nga reshjet e dendura, ndërsa banorët dhe bizneset përreth raportojnë se paralajmërimet për rrezikun e shtyllës ishin bërë prej ditësh, por askush nuk ndërhyri për ta eliminuar atë.

Mësohet se viktima është Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve.

Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button