Alimehmeti vs Manastirliu! Nisin ETHET e garës për bashkinë e Tiranës, avokati: Përballje intelektuale, kandidatura do shkaktojë…

Ditën e sotme u shpallën dhe ministrat e rinj pas zgjedhjeve të 11 majit nga kryeministri Edi rama. Gjithashtu edhe opozita oganizoi një mbledhje me grpin e PD-së ku u vendosën postet pratiake brenda tyre.
I ftuar për të folur rreth këtyre ngjarjeve në emisionin Breaking në Top News ishte avokati Kujtim Ibra i cili komentoi postet e deputetëve të PD-së. Ai theksoi se çështja më e rëndësishmee e PD-së në ditët në vijim do të jetë përballja e Alimehmetit dhe Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.
Sipas avokatit kjo përballje do tëjetë e denjë dhe e fortë pasi janë dy personalitete me reputacion të mirë. Gjithashtu sipas tij kjo gjë do të krijojë polemika brenda PD-së.
“Besoj se çështja më kryesore është kandidati për Bashkinë e Tiranës, dhe loja hapet për Alimehmetin, i cili do të jetë një kandidat potencial përballë Ogerta Manastirliut.
Do të jetë një betejë e bukur, pasi Alimehmeti gëzon reputacion të mirë si mjek dhe është një familjar i mrekullueshëm. Gara do të ishte me nivel, me përballje intelektuale dhe një garë elektorale e pastër mes të dyve.
Qetësia në Partinë Demokratike është e pakuptueshme. Edhe sot duhej të kishte debat për mënyrën dhe performancën e zgjedhjeve të 11 majit, por besoj se Berisha nuk do të lejojë zëra e zhurmë, pasi mendoj që në ditët në vijim do të ketë zhvillime në PD dhe kandidaturat do të hapin sërish kuti përplasjesh. Besoj se do të ketë një përplasje, qoftë edhe për kandidimin për Bashkinë e Tiranës.
Mendoj se ka plane që luhen në mënyrë të pistë, dhe për këtë arsye PD ka shkuar në këtë gjendje.
Berisha performon shumë mirë, edhe për shkak të përvojës dhe moshës, por nëse sheh sekretarët dhe figurat më të ulëta në strukturë, performanca e tyre është shumë e dobët, për shkak të nivelit të ulët politik dhe mungesës së kallëzimeve apo denoncimeve si opozitë.
Në shumë raste, eksponentë të Partisë Demokratike janë shitur përballë mazhorancës, duke u justifikuar me ndryshimet ekonomike, dhe kjo është njolla më e zezë e PD-së.”, përfundoi avokati.