“A do ta heqësh qafe si njeri?”/ Flori Mumajesi publikoi audiopërgjimin, vjen reagimi i Elvana Gjatës

Videoja e shtuar në listën e favoriteve nga Elvana, tregonte pamje të bukura mes këngëtares dhe Florit, duke u bërë menjëherë lajm mes ndjekësve.
Në rrjet po qarkullon një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori Mumajesin.
Videoja e shtuar në listën e favoriteve nga Elvana, tregonte pamje të bukura mes këngëtares dhe Florit, duke u bërë menjëherë lajm mes ndjekësve.

Fansat e Florit dhe Elvanës kanë reaguar me entuziazëm, duke pritur të shohin nëse pas këtyre gjurmëve enigmatike fshihet një projekt i ri që do të ribashkojë dyshen në skenë.
Kujtojmë që ditën e djeshme kantautori ka bërë një postim në “Instastory”, në një errësirë totale.
Mumajesi ka publikuar një audio që duket si një audiopërgjim, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata.
“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…në jetën tënde, thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.
Ndërkohë që Flori përgjigjet: “S’e di”.
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”. (Të gjithë e dinë se kjo këngë u bë kur Soni Malaj, asokohe e lidhur me Florin, mësoi për tradhtinë e këtij të fundit me Elvanën dhe hoqi fëmijën që priste nga këngëtari).
Më pas Flori dëgjohet teksa thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.
E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:
“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.