Vendi

Të shtëna në Shkodër, ekz*kutohet vëllai i Denis Brajoviçit. Dy të pl*gosur, përfshirë edhe një kamarier

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më herët në Shkodër, pranë godinës së Bashkisë.

Nga të shtënat ka mbetur viktimë Eugen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit. Mësohet se ky i fundit kishte vrarë më parë Ndoj Boricin për llogari të grupit të Bajrave, gjë që mund të lidhet me motivet e ngjarjes së sotme.

Nga kjo ngjarje kanë ngelur të plagosur dhe dy persona, Armando Pali dhe një kamarier.

Ngjarja ndodhi në një lokal, ku u qëllua me breshëri plumbash.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar autorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button